“Daku” i shumëkërkuar u arrestua në Ibiza, po planifikonte vrasjen e një shqiptari
Leonard Luzi, i cili u arrestua pak ditë më parë në Spanjë dyshohet se po organozonte vrasjen e një shtetasi shqiptar.
Agjentët e Policisë Kombëtare arrestuan Luzin e njohur si “Daku” në Ibiza pasi dyshohej se kishte udhëtuar drejt Spanjës për të marrë pjesë në vrasjen e një bashkatdhetari.
Hetimi filloi pasi agjentët mësuan se anëtari i një organizate kriminale të trafikut të drogës dhe kryerjes së krimeve të rënda kundër njerëzve të ishte në Spanjë duke organizuar vrasjen e një bashkatdhetari, për këtë arsye ai u konsiderua jashtëzakonisht i rrezikshëm.
Sipas informacioneve të marra nga policia, Luzi, i arratisur nga Shqipëria, ishte kontakti i drejtpërdrejtë i financierit dhe transmetonte urdhrat e organizatës kriminale si dhe mjetet financiare.
Funksioni kryesor i tij në bandën kriminale ishte rekrutimi i anëtarëve të rinj, caktimi i misioneve që i korrespondonin secilit prej tyre, udhëzimi i tyre për mënyrën e kryerjes së vrasjeve dhe dhënia e udhëzimeve se si të lokalizonin objektivat që u ngarkuan.
Hetimet e kryera nga agjentët bënë të mundur zbulimin se shqiptari ndodhej në ishullin Ibiza dhe aty iu vunë prangat.
Ndaj tij kishte një urdhër arresti për mbajtjen dhe prodhimin e armëve, lëndëve plasëse dhe municionit në Shqipëri. Ai akuzohet për sigurim kushtesh për të vrarë Ervis Matodashajn dhe Inez Hajrullan, grup kriminal dhe pjesëmarrje në grup kriminal.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



