Dalin detaje për 30-vjeçaren që u vra nga vjehrri në Fier

Krimi brenda familjes ka tronditur qarkun e Fierit.
Mesditën e sotme vjehrri i identifikuar si Xhevahir Hoxha ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit të tij shtetasen, Merushe Hazizi.
30-vjeçarja mbeti pa jetë si pasojë e plagëve të mëdha të marrë nga goditja me thikë.
Pas krimit Xhevahir Hoxha, në gjendje të rënduar psikologjike, ka varur veten në një pemë të banesës.
Mësohet se 61-vjeçari Xhavair Hoxha nuk pranonte lidhjen e të birit dhe nuk donte që ai të martohej me 30-vjeçaren Merushe Hazizi, pasi ajo kishte qenë më parë e martuar.
30-vjeçarja Merushe Azizi ishte nënë e 3 fëmijëve nga martesa e parë dhe fëmijët jetonin me ish-bashkëshortin, teksa ajo kishte 3 vite që bashkëjetonte me shtetasin Fatjon Hoxha.
Sipas dëshmive të para, në banesë kanë qenë vetëm autori dhe 30-vjeçarja.
Sherri në familje kishte nisur tre vite më parë ku djali i Xhevairit kishte filluar të bashkëjetonte me Merushen, e cila ishte nëna e tre fëmijëve nga një martesë e mëparshme.
Mësohet se djali i Xhevairit kishte ndarë bashkëshorten e tij të parë, me të cilën kishte një vajzë duke filluar të bashkëjetonte me 30-vjeçaren Merushe Hazizi, e cila kishte nga ana e saj tre fëmijë të tjerë.
Kjo gjë nuk është miratuar nga Xhevair Hoxha tre vite më parë duke bërë që çifti i ri të shkonte për të jetuar në një shtëpi me qira në Fier. Ndëkrohë që ndodhte kjo, 61-vjeçari ishte betuar se do ta vriste 30-vjeçaren, e cila sipas tij i shkatërroi familjen e të birit.
Prej një jave çifti ishte kthyer për të jetuar në Vidhisht të Roskovecit edhe pse e dinin që 61-vjeçari ishte kundër bashkëjetesës së tyre dhe i kishte kërcënuar më herët.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



