E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dalin faktet për shkeljen e rregullores nga PS
Politikë

Dalin faktet për shkeljen e rregullores nga PS

Deputetë të PS kanë kërkuar një ditë më parë përjashtimin e 6 deputetëve të tjerë të opozitës.

Sot ka reaguar PD-ja e cila me anë të një njoftimi për mediat thotë se lërkesa mban firmëtar të parë Baftjar Zeqajn i cili u kap nga media duke shkelur Rregulloren e Parlamentit pasi votoi hapur për kolegen socialiste e cila nuk ndodhej në seancë.

PS “zbraz” Kuvendin nga demokratët/ Dalin faktet për

“Me këtë kërkesë rreth gjysma e grupit parlamentar të PD është përjashtuar nga seancat e fundit parlamentare. Seancën e së enjtes nuk do të jenë prezentë 8 deputetë mes tyre Kryetari i PD Sali Berisha dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka.

Me një akt të papreçedentë, socialistët në mungesë argumentash mbrojtës për skandalin e lidhjeve korruptive të Edi Ramës dhe McGonigal, kanë zgjedhur që çdo seancë të përjashtojnë deputetë të opozitës.

PS “zbraz” Kuvendin nga demokratët/ Dalin faktet për

Socialistët sërish në shkelje kërkojnë mbledhjen e Sekretariatit jashtë afatit, 4 ditë pas dorëzimit të kërkesës.

PS “zbraz” Kuvendin nga demokratët/ Dalin faktet për

Sipas Rregullores, sekretariati duhej të ishte mbledhur 48 orë pas dorëzimit të kërkesës së deputetëve socialistë, pra më datë 19 shkurt.

PS “zbraz” Kuvendin nga demokratët/ Dalin faktet për

Sekretariati për Proçedurat dhe Votimet e  pritet të përjashtojë deputetët e PD”, thuhet në njoftimin e PD-së.

Të përjashtuarit e fundit:

1.      Edmond Spaho

2.      Elda Hoti

3.      Sorina Koti

4.      Oerd Bylykbashi

5.      Lindita Metaliaj

6.      Greta Bardeli

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.