E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dalin fotot e autorit dhe viktimës
Lajme

Dalin fotot e autorit dhe viktimës

Ish-punonjësi i Policisë së Shtetit, Koço Buzo, i cili vrau gruan e tij me të cilën ishte në proces divorci mesditën e sotme në Elbasan.

Viktima është gruaja që shihni në këtë foto, 54 vjeçarja Liljana Buzo.

Burri që vrau gruan, në të djathtë Koco Buzo

Sipas policisë, krimi ndodhi rreth orës 12:15, në afërsi të Gjykatës, ku 58 vjeçari ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të bashkëshortes së tij, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë edhe një kalimtar i rastit, shtetasi Gezim Toçila, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu është dëmtuar në dorë, shtetasi Adriatik Kolaj, i cili pasi ka marre mjekim ka dale  nga spitali. Dyshohet se Kolaj është plagosur nga ndonjë cifël guri.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë ka bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e  autorit, si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit tip kallashnikov.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.