E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dalin fotot e dy të rinjëve që humbën jetën nga aksidenti ne Peqin
Lajme

Dalin fotot e dy të rinjëve që humbën jetën nga aksidenti ne Peqin

Këto janë pamjet e aksidentit të rëndë në Peqin që i mori jetën dy të rinjve. Siç shihet në këtë foto makina me te cilin po udhëtonin dy të rinjtë është përplasur me shkallet e nje banese.

Përplasja e fortë ka rezultuar fatale, duke i lënë të dy të rinjtë të vdekur.

Viktimat janë drejtuesi i mjetit Gabriel Lluca, 24 vjeç, banues në Peqin si dhe Denis Korbi, 24 vjeç, gjithashtu banues në Peqin.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit, të cilat deri tani mbeten të paqarta.

Viktimat e aksidentit, Gabriel Lluca (majtas) dhe Denis Korbi (djathtas)

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 02;00 në hyrje te Peqinit tek “Ura e Teqes” ka ndodhur një aksident mjeti tip Ë Golf ka dalë nga rruga është përplasur me shkallët anësore të një banese ku në mjet kanë qenë 2 persona G. Ll., 24 vjec banues në Peqin, drejtuesi i mjetit dhe D. K. 24 vjec banuese në Peqin.

Të plagosurit janë nisur me ambulancë në spitalin e Elbasanit por fatkeqësisht ndërruan jetën në spital. Aksidenti ka ndodhur pas mesnate, ndërsa shkaqet nuk dihen.

Grupi hetimor i policisë ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.