E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dalin  FOTOT e pedagogëve të arrestuar për korrupsion në Universitetin e Elbasanit
Lajme

Dalin FOTOT e pedagogëve të arrestuar për korrupsion në Universitetin e Elbasanit

MProkuroria e Elbasanit ditën e djeshme ka dhënë detajet nga hetimi i skandalit të korrupsionit në Universitetin e Elbasanit, te Fakulteti i Ciklit të Ulët, ku u arrestuan 6 pedagogë dhe sekseri i dyshuar, që ishte bashkëshorti i një prej pedagogeve, teksa një tjetër është në kërkim.

Pasi ka marrë kallëzimin, Prokuroria ka zbarkuar në Universitet, ku janë administruar dhe këqyrur pamjet filmike të vëna në dispozicion prej qytetarit, por edhe janë pyetur personat që kishin dijeni.

“Menjëherë në vijim të veprimeve hetimore të kryera janë bërë kontrollet e banesave dhe sekuestrimet e provave materiale si dhe shoqërimi i personave në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Policia bën të ditur se gjatë operacionit “Teza” u arrestuan në flagrancë Monika Hodaj, pedagoge e lëndës ‘Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme’, Beatriçe Gani e lëndës ‘Të mësuarit nëpërmjet lojës’, Florinda Tarusha, e Filozofisë së edukimit, Adrian Shingjergji, pedagog i lëndës Edukimi motorrik, Ornela Bilali, pedagoge e ‘Artit dhe krijimtarise’ dhe Zyhra Gripshi, pedagoge e lëndës ‘Puna me familjen dhe komunitetin’.

Gjithashtu më tej u administrua procesverbali në Sekretari për dokumentacionin për secilën nga lëndët mësimore që studentja ka dhënë si provime të mbartura në zezonin e vjeshtës (muaji Shtator 2024).Gjykata ka dhënë më 1 nëntor masën “arrest me burg” për të 8 të dyshuarit dhe hetimi është ende aktiv.

Pedagogia që ende nuk është arrestuar është Edlira Gugu, e lëndës “Letërsi për fëmijë”.

Emrat e pedagogëve të pezulluar dhe të arrestuar 

1. Ornela Bilali, 50 vjeçe, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.

2. Zyhra Gripshi, 37 vjeçe Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.

3. Adrian Shingjergji, 61 vjeç,  Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore.

4. Beatriçe Gani,  58 vjeçe Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.

5. Florinda Tarusha, 56 vjeçe, Lënda: Filozofi e edukimit.

6. Monika Hodaj, 49 vjeçe, Lënda: Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme.

7. Gazmend Hodaj, 59 vjeç, sekser

Në kërkim

1. Edlira Gugu, Lënda: Letërsi për fëmijë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.