E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dalin fotot/ Kush është autori dhe 29 vjeçari që mbeti i plagosur me thikë në Sarandë
Lajme

Dalin fotot/ Kush është autori dhe 29 vjeçari që mbeti i plagosur me thikë në Sarandë

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Sarandë ku u plagos me thikë një 29 vjeçar. Korrespondentja e Panorama.al raporton se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që nisi mes dy të rinjve brenda ambienteve të një lokali teksa ka siguruar edhe fotot e autorit Enivled Aliu dhe të plagosurit, Dino Majko.

Si nisi sherri

Fillimisht sherri ishte verbal dhe më pas degjeneroi në përdorimin e thikës, ku mbeti i plagosur Dino Majko 29 vjeç. I riu fillimisht u transportua në spitalin e Sarandës, por më pas u nis drejt Traumës, për shkak të komplikacioneve.

Autori i plagosjes, Enivled Aliu

Autori i plagosjes është Enivled Aliu, i cili është shpallur në kërkim nga policia. Blutë e Sarandës kanë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e Aliut.

I plagosurI, Dino Majko

Sarandë/Informacion paraprak

Në datën 09.04.2022, në lagjen nr.1, Sarandë, shtetasi E. A., ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin D. M., 29 vjeç, banues në Sarandë , i cili ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve

Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bëre të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.