E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dalin gomonet, ja çfarë po ndodh në autostradën Tiranë-Durrës…
Lajme

Dalin gomonet, ja çfarë po ndodh në autostradën Tiranë-Durrës…

Qytetarët tani nuk duhet të përballen vetëm me përmbytjet dhe reshjet e shiut në autostradën Tiranë-Durrës, por edhe me mungesën e energjisë elektrike.

Para pak minutash është ndërprerë energjia elektrike, dhe shkak për këtë janë reshjet e dendura të shiut.

Në të gjithë vendin paraqitet një kaos i vërtetë ku numërohen shumë zona të përmbytura.

Përmbytja në autostradë, nga Shqiponja te Qafa e Kasharit e bllokuar

Policia e Shtetit njofton se në hyrje të autostradës Tiranë -Durres, nga Qafa e Kasharit deri tek Shqiponja është e bllokuar.

“Nga Shqiponja në Qafë të Kasharit është e bllokuar kalohet vetem në rrugë dytësore. Policia Rrugore është në detyrë për të orientuar drejtuesit e mjeteve për të qarkulluar në rrugën dytësore pasi autostrada është bllokuar nga uji. Polici-Zjarrefikse-ARRSH po bëjnë përpjekie për zhbllokuar rrugën nga sasia e jashtëzakonshme e ujit, me qëllim ardhjen në ndihmë përdoruesve të rrugës”, thuhet ne njoftim.

 Situata e rwnduar ka bërë që një person të zgjedhë gomonen si mjetin e vetëm për t’i ardhur në ndihmë familjarëve që janë bllokuar nga uji. Pamjet tregojnë qartazi situatën në të cilën ndodhet autostrada.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.