E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dalin mesazhet e Plarent Ndrecës me konsulentin Gjon Radovani për tenderat e  rindërtimit të komisariateve të policisë
Lajme

Dalin mesazhet e Plarent Ndrecës me konsulentin Gjon Radovani për tenderat e rindërtimit të komisariateve të policisë

Dalin në dritë detaje të reja nga hetimi për deputetin e Partisë Socialiste Plarent Ndreca.

Ky i fundit po hetohet nga SPAK në cilësinë e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme, në kohën kur ky institucion drejtohej nga Sandër Lleshaj.

Ndreca dyshohet për shkelje të barazisë në tendera për rindertimin e 4 komisariateve.

E duket se thelbi i hetimit lidhet pikërisht me kompaninë A.P.E, e cila zotërohet nga Gjon Radovani, ish-zëvendës i Ministrisë së Zhvillimit Urban në Shqipëri.

Radovani ka dhënë konsulencë pa pagesë për disa projekte të Ministrisë së Brendshme.

Në vitin 2019, Ndreca u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë, në kohën kur ky institucion zhvilloi disa tendera për rindërtimin e komisariateve të policisë në rrethe të ndryshme të vendit.

Për këtë projekt Radovani jepte konsulencë dhe në kohën që KVO po shqyrtonte dokumentacionin për tenderat, vetë arkitekti rezulton të këte blerë kompaninë A.P.E që është pjesë e bashkimit të operatorëve që janë shpallur fituese.

SPAK dyshon se në këtë rast mund të ketë favorizim në garë të kompanive fituese nga anëtarët e KVO.

Nga hetimet rezulton Plarent Ndreca ka shkëmbyer dy mesazhe me Radovanin gjatë kësaj kohe.

Ndërsa hetuesit janë duke shqyrtuar dhe mesazhet e konsulentit me punonjës të tjerë të Ministrisë.

Gjon Radovani ka dhënë konsulencë për dy cështje të tjera në Ministrinë e Brendshme dhe ishte sjelle në këtë institucion nga Sandër Lleshaj.

Ai është me profesion arkitekt, ka shtetësi gjermane dhe zotëron disa kompani. SPAK nuk ka dhënë asnjë shpjegim nëse është duke u hetuar roli i Radovanit. Prokuroria e Posacme ka marrë disa kohë më parë dëshminë e Plarent Ndrecës, ndërsa së fundmi u pyet edhe ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.