E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dalin pamjet e grabitjes në Kamëz: Autorët ende në arrati
Lajme

Dalin pamjet e grabitjes në Kamëz: Autorët ende në arrati

Grabitja e ndodhur në qendër të qytetit të Fierit, javën e kaluar ishte më e rënda, por jo e vetmja. Në Tiranë regjistrohen mesatarisht 7 vjedhje çdo ditë. Pamjet qe publikon ABC News i perkasin nje grabitje qe ndodhi javen e kaluar ne nje market në Kamëz.

Të qetë, 4 autorët vjedhin paratë në arkën e kursimeve edhe pse alarmi ishte aktivizuar në momentin e hyrjes së tyre në godinë.

Të gjithë grabitësit kishin leva hekuri në duar, ndërsa jashtë supermarketit i priste një autmojet tip “Mecedes-Benz”

Ende policia e kryeqytetit nuk ka rënë në gjurmët e këtij grupi hajdutësh, të cilët dyshohen se kanë tentuar më datë 2 Mars të grabisin edhe një bankë të nivelit të dytë në autostradën Tiranë-Durrës. Uniformat blu njoftuan se u mor vetëm një shumë e vogël monetare, e mbetur në arkat e shërbimit, ndërsa synimi i grabitësve ishte kasaforta e bankës.

Java e fundit ka shënuar edhe shumë grabitje të tjerë në qytete të ndryshme të vendit si Korçë, Lezhë, Rrëshen, Delvinë dhe Shkodër.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.