E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dalja e Gjuzit që zbeh Ramën e super votuar! Pse dole kaq vonë në skenë o Kujtim Gjuzi?!
Publik News

Dalja e Gjuzit që zbeh Ramën e super votuar! Pse dole kaq vonë në skenë o Kujtim Gjuzi?!

Është koha për të qenë të sinqertë. Nga pikëpamja e formës, e kësaj forme të bekuar që solli kaq të mira për kryeministrin tonë, Kujtim Gjuzi është një konkurent i fortë i Ramës. Nga mënyra se i e mbërthen dhe nuk e mbërthen xhaketën.

Nga shija e veçante e Gjuzit për të veshur xhaketa të zeza, me thyerje të kuqe dhe me pantallona pas trupit, njësoj si kryeministri. I cili e tejkalon te qillotat e zeza, të fryra lart dhe të ngushta poshtë. Gjuzi është konservator dhe i djathtë, po vetë kryeministri a nuk është oligarkofil? “E ku qëndron problemi këtu?” do thoshte një ish vartësja e tij.

Por Kujtim Gjuzi ka rrugë të gjatë për të bërë në Parlamentin shqiptar, gjynah që doli kaq vonë në skenën politike, se përmes tij do të mund të kuptohej më mirë dhe më shpejtë, edhe kryeministri që kemi dhe shpura që e pason, për formën e tij të guximshme në veshje dhe zhveshje.
Por tani që në skenë është Kujtim Gjuzi, vetë Rama duket i vjetëruar, një kopjac tirons i Gjuzit dhe asgjë më tepër. Tmerr!
Pse kaq vonë dole në skenë o Kujtim Gjuzi?! /360grade.al/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.