E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Damian Gjiknuri thirret në SPAK nga prokurorët e posaçëm
Publik News

Damian Gjiknuri thirret në SPAK nga prokurorët e posaçëm

Sekretari i Përgjitshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri është paraqitur sot në SPAK.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, është pyetur në SPAK përreth një orë.

Pas daljes nga prokuroria, Gjiknuri ka thënë se është pyetur në cilësinë e ish-Ministritë të Infrastrukturës.

Ai tha se është pyetur për abuzimin me rrugën-Tiranë Elbasan.

Gjiknuri, në kohën kur ka qenë Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë kallëzoi, në prokurori në Dhjetor të vitit 2017, abuzimet e konstatuara nga raporti i auditit të kryer për zbatimin e këtij projekti dhe përgjegjësitë e ish-drejtuesve të ARRSH.

“Isha për të dëshmuar për një nga abuzimet më të mëdha në rrugën Tiranë-Elbasan, që ishte kontraktuar për tu ndërtuar me një vlerë që nisi me 240 milionë euro dhe përfundoi me 400 milionë euro’- u shpreh Gjiknuri

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.