E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Danald Lu përmendi emrat e Arben Ndokës, Mark Frrokut, Elvis Roshit dhe Gentian Mahmutajt.
Lajme

Danald Lu përmendi emrat e Arben Ndokës, Mark Frrokut, Elvis Roshit dhe Gentian Mahmutajt.

Ambasadori amerikan flet për 4 emra: Nëse mohoni lidhjet e krimit me politikën, shikoni…
Ambasadori amerikan lëshoi një tjetër mesazh të qartë në takimin e sotëm me ministrin Xhafaj dhe ambasadoren e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin.
Ai kërkoi që të mos mohohet fakti se grupet kriminale kanë lidhje me politikanët.

Sipas ambasadorit amerikan, nëse mohohen këto lidhje, duhet të shqyrtohen rastet e katër individëve që ai i përmendi me emra konkretë.

“Ju keni një shprehje “dielli duket që në mëngjes”. Na pëlqen që ky plan veprimi e pranon qartë dhe prerë se krimi i organizuar shqiptar është problem serioz dhe kërcënim për sigurinë kombëtare. Deri tani organet e drejtësisë penale kanë dështuar ndaj grupeve kriminale. Shqipëria ka një problem mes lidhjeve mes grupeve kriminale dhe politikanëve. Nëse e mohoni këtë shqyrtoni rastet e Arben Ndokës, Mark Frrokut, Elvis Roshit dhe Gentian Mahmutajt. SHBA do angazhohen fuqimisht kundër krimit të organizuar pavarësisht lidhjeve që mund të ketë me politikanë, biznesmenë, gjyqtarë e prokurorë. Ju thoni “peshku i madh e ha të voglin”. Për një herë të vetme në Shqipëri le të hamë peshkun e madh”, tha Donald Lu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.