E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Daniel Shima, pazari i gjakut në bankomatin e qeverisë?
Flash

Daniel Shima, pazari i gjakut në bankomatin e qeverisë?

NGA NAIM NOKA

Sot raportohet i zhdukur Daniel Shima, zv/drejtor i AKSHI-t. Nëse është vërtetë kjo ngjarje, një vend normal, ky do të ishte një lajm tronditës, një sirenë e kuqe për të gjithë shoqërinë. Por në Shqipërinë e Rilindjes, kjo tingëllon si një kapitull i radhës në manualin e errët të botës së krimit.

Në epokën Rama, kur dikush zhduket, nuk është thjesht fatkeqësi. Është paralajmërim. Është skenar i përsëritur, ku pas çdo siluete të zhdukur fshihen interesa, pazare dhe zarare. Kujtoni Ervis Martinajn, kujtoni Enver Stafukën. Dosjet u mbyllën, zërat u shuan, por hija e tyre mbeti si dëshmi e një shteti që nuk pyet për ligj, por për heshtjen që blen dhe imponon.

Ngjashmëria është rastësi, thuhet. Por rastësitë, kur përsëriten, kthehen në sistem. Dhe ky sistem është i qartë:

•Kush flet shumë, ndëshkohet.

•Kush di shumë, zhduket.

•Kush kundërshton, arrestohet nga polici me uniformë që s’dallohet më nëse është e vërtetë apo fallco.

AKSHI është një makth. Danieli është kërcënuar. Është kërcënuar nga vetë kryeministri që të mbyllë gojën. Ai ndoshta foli më shumë se ç’duhej në SPAK?!

Prej vitesh kemi denoncuar AKSHI-n: bankomati i qeverisë dhe koordinatori i bandave, ku vidhen hapur miliona euro me firma dhe ku fitimi shkon deri në 1500%. Tek AKSH-i i Karçanajt, pushteti nuk toleron gabime. As tradhti. Pyetja e vetme është: kush nga ujqërit e AKSHI-t ka sulmuar Daniel Shimen? Sepse aty ku rrjedhin para të zeza, aty gjaku nuk vonon.

Kjo zhdukje nuk është thjesht një histori individuale. Është një simbol i vendit të kapur, ku politika dhe krimi ecin me të njëjtën uniformë fallco policie. Uniformën që duhet të mbrojë qytetarin, por në fakt i shërben mafies shtetërore.

Daniel Shima mund të ketë qenë vetëm një njeri në një skemë shumë më të madhe. Një skemë ku pazaret e errëta në teknologjinë e shtetit më të varfër në Europë prodhojnë pasuri marramendëse dhe armiq të rrezikshëm. Por zhdukja e tij është një shenjë që as brenda oborrit të pushtetit nuk ka më siguri.

Tani  thjeshtë mund të shtrosh  disa pyetje:

•Kush ka interes që Daniel Shima të mos kthehet kurrë?

•Kush fshihet pas hijes së tij?

•Dhe kush është i radhës në listën e zhdukjeve të pushtetit?

Sepse në Shqipërinë e Rilindjes, misteri nuk është pse zhduken njerëzit. Misteri është si dreqin ende ka Danielë që guxojnë të flasin për Zeusin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.