E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
DASH nuk lë pa përmendur dhe  Berishës, si shembull të destabilizimit politik: Tentoi të merrte me dhunë selinë e PD!
Lajme

DASH nuk lë pa përmendur dhe Berishës, si shembull të destabilizimit politik: Tentoi të merrte me dhunë selinë e PD!

DASH publikoi raportin për klimën e investimeve në vend, ku përveç alarmit për korrupsionin dhe paratë e drogës, duket se ka dhe një pjesë të shkurtër që fshikullon Berishën…

Departamenti Amerikan i Shtetit nuk i ndahet Sali Berishës. Edhe pse mori vulën e PD dhe është i izoluar mes 4 mureve, për amerikanët ai mbetet shembull i destabiltetit politik në vend.

Sot DASH publikoi raportin për klimën e investimeve në vend, ku përveç alarmit për korrupsionin dhe paratë e drogës, duket se ka dhe një pjesë të shkurtër që fshikullon Berishën. Mes shkumë kapitujve në këtë raport është njëri mbi mjedisin politik dhe sigurinë.

DASH thuhet se në Shqipëri nuk para ka dhunë politike, por merr si shembull 8 janarin e vitit 2022, kur Sali Berisha sulmoi me dhunë selinë e PD.

“Dhuna politike është e rrallë. Në janar të vitit 2022, një politikan shqiptar, i shpallur “non grata” nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara, për korrupsion të konsiderueshëm publik, tentoi të hynte me forcë në selinë e partisë së tij, duke sjellë ndërhyrjen e policisë. Në vitin 2019, protestat politike përfshinin raste të mosbindjes civile, dhunës së nivelit të ulët, dëmtimit të pronës dhe përdorimit të gazit lotsjellës nga policia. Zgjedhjet lokale të majit 2023 ishin të qeta. Shqipëria në përgjithësi ka inkurajuar stabilitetin në rajon dhe ruan marrëdhënie miqësore me vendet fqinje”, thekson DASH.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.