E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dash Shehi: Mos e bëni këtë gabim me këtë ligj, mos votoni një tjetër gafë
Publik News

Dash Shehi: Mos e bëni këtë gabim me këtë ligj, mos votoni një tjetër gafë

TIRANE-Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi në fjalën e tij në kuvend  ka deklaruar se  platforma për bashkëqeverisjen nuk është asgjë tjetër më shumë sesa një qeverisje paralele.

Shehi është shprehur se kjo është një copë e pavlefshme për shtetin dhe hapa pas si në kohën e partisë së Punës, ku punonjës të deleguar përgjonin dhe spiunonin punonjësit e administratës shtetërore.

Deputeti ndër të tjera ka bërë thirrje që të mos e votojnë një gjë të tillë pasi shumë shpejt do e kuptojnë se është një budallik, pasi qeveria që është e mirë ose e keqe i ka të gjithë hallkat që i duhen për të qeverisur.

Sipas tij shteti ynë e ka makinerinë e Kushtetutës dhe pse e vjetër s’ka nevojë për një makinë tjetër që ti kontrollojë punën.

“Ky shtet që është copa-copa s’ka nevojë që ti shtohet një tjetër copë e pavlefshme. Në këtë sallë ka njerëz që janë aktivistë partie dhe e bëjnë me dëshirë por ka dhe të tjerë që janë nënpunës dhe e dinë se çfarë ndodh dhe nuk besoj se  kanë nevojë për një person që ti mësojë ç’duhet të bëjë. Kjo është një sajesë e paprecedentë që se bën një gjë të tillë, këtë e ka pasur shteti i punës, i mbushur me injorancë dhe kjo është tradita e këtyre.

Kjo është nënpunësi i partisë që shkon të rruajë dhe të dhunojë nënpunësin e shtetit, dikur i thonin instruktor partie, pasi në emër të partisë shkonte i kërkonte punë punonjësit që po bënte punën e vet, nënpunësi i shtetit përgjigjet para ligjit, ka shefin drejtorin, ministrin ka ligjin. Kemi një kushtetutë që ka njëmijë gjëra, makina jonë kushtetuese mund të jetë e vjetër por është në rregull nuk i mungon asgjë, i ka rrota e të gjitha, jo të sajojmë një makinë tjetër që të kontrollë këtë. Këtu po bëhet një teatër i kotë sikur po krijohet diçka e re, në qoftëse në një institucion tjetër po marr më të keqin e shtetit shqiptar që kemi një njësi matëse. Kemi kadastrat, po marr doganat ku është përmirësuar thuhet, me çfarë njësie matëse matet suksesi i këtyre punonjësve.

Ky është revolucion kultural i mandatit të tretë, s’kemi çfarë ofrojmë më, tre agjensi janë propozuar nga qeveria, agjensia për informacionin, për korrupsionin për bashkëqeverisjen, këto janë qeverisje paralele e kryeministrit.

Ky lloj institucioni do të prodhojë korrupsion, pasi këto zotërinj janë imun nga korrupsioni. Do jetë shumë më e keqe për shtetin dhe administratën, unë e shikoj se e keni nda mendjen t votoni, por shumë shpejt do e kuptoni se kjo është një gafë dhe budallik, kjo qeveria këtu e mirë ose e keqe i ka të gjithë instrumentat për të bërë punën”, ka thënë Shehi

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.