Dash Shehi refuzon Berishën: Koalicioni opozitar në hall të madh
Përplasjet në opozitën shqiptare vijojnë të jenë si një telenovelë që tërheq vëmendjen, por që askush nuk e ndjek deri në fund. Episodi i fundit është refuzimi Dashamir Shehit kreu i LZHK por deputet i listës së PD-së që i bëri ftesës së Berishës. Ai i ka thënë “jo, faleminderit” ftesës së Sali Berishës për një koalicion opozitar. Dhe tani? Si do ia dalë opozita të shpëtojë veten, e jo më të mposhtë Ramën?
Në mënyrën e tij karakteristike, Shehi nuk kurseu as humorin e as ironinë:
“Meqë Berisha bën një ftesë, nuk do turremi të gjithë si në dasmë,” deklaroi ai. Dhe me këtë, koalicioni opozitar mori një goditje që s’e shpëton dot as një përqafim publik mes liderëve.
Çfarë do të thotë refuzimi i Shehit?
Me fjalë të thjeshta: opozita nuk është as afër të bashkohet.
“Nëse do ishte kaq e lehtë, do të ishim bashkuar me Berishën e do të kishim mbyllur këtë histori. Por nuk është kështu,” shtoi Shehi, duke e bërë të qartë se nuk ka ndërmend të futet në valle që nuk i përket.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



