Dash Shehi: Sa herë që opozita ka afrim të tepruar me Metën, i bën dëm vetes dhe i bën dëm edhe Metës”
“Sa herë që opozita ka afrim të tepruar me Metën, i bën dëm vetes dhe i bën dëm edhe Metës”.
Kështu është shprehur kreu i LZHK-së Dashamir Shehi.
Shehi, në lidhje direkte me “Dita jonë”, komentoi marrëdhënien Rama-Meta dhe u shpreh se “Presidenti i Republikës nuk është opozitari i vendit”.
“Marrëdhënia Rama-Meta ka qenë gjithmonë me zig-zage. Prandaj, unë kam qenë gjithnjë i mendimit se linja opozitare duhet të jetë e shkëputur nga ajo e Presidentit, nëse është nevoja duhet të shkojë edhe kundër linjës së Presidetit. Sa herë që opozita ka afrim të tepruar me Metën, i bën dëm vetes dhe i bën dëm edhe Metës. E përkrahëm Ilir Metën në mbrojtje të Kushtetutës sepse në këtë pikë jemi bashkë të gjitha palët. Por, gjykoj që opozita duhet të mbajë linjën e vet të pavarur”, tha kreu i LZHK-së.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



