Dash Sula-Nikollës: Puna jote është një turp
“Mos u ngopshi me koncesione dhe tenderë”
Dashnor Sula, deputeti i PD-së, i kërkoi Lindita Nikollës që të respektojë të drejtat e opozitës në Kuvend dhe deputetëve t’u lihet fjala.
Ai tha se mënyra se si e drejton Nikolla seancën është për të të ardhur trup. Deputeti theksoi se mazhoranca merr koncesionet, tenderët, dhe nuk ngopet së vjedhuri, por të paktën të lejojë deputetët e opozitës që të flasin.
“Mënyra se si drejton ti parlamentin është turp. Ne po kërkojmë vetëm të drejtat tona. Merrni koncesionet, tenderët, mos u ngopshi, merrni, po na lini të drejtat e fjalës. Do të humbni kontrollin dhe do mendoni se kë do vrisni”, u shpreh Sula.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



