E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dashamir Shehi: Po rikthehet e njëjta formulë si 30 vite më parë!
Publik News

Dashamir Shehi: Po rikthehet e njëjta formulë si 30 vite më parë!

 Mund të jepte tre herë më shumë

Dashamir Shehi foli për rritjen e çmimeve dhe paketën anti-krizë të prezantuar nga qeveria. Ai tha se qeveria po ndjek të njëjtën formulë të 30 viteve më parë.

“Kriza shpenzime, rroga pensione shpërndahen në 12 muaj në një vend normal, ndërsa tek ne bëhet sikur harrohet kjo situatë dhe ndahet në tre muajt e fundit. E  kemi bërë dhe ne, kur rrisnim rrogat, s’i rrisnim në janar, por në mars dhe dukej sikur rriteshin 15 %. Kjo qeveri pas 30 vitesh bën të njëjtën formulë. Inflacioni zyrtar nga INSTAT për muajin gusht është rritur.

Këto dy muaj nuk i kanë bërë se mendojnë se shqiptarët do e shtyjnë, tani në dimër që rritet gjithçka, duhen shpërndarë. Peshkatarët gjithsej 280 vetë janë…I gjithë muhabeti është se këtu janë 50 mln euro që do shpërndahen mesatarisht në 1 mln shqiptarë, i bie nga 50 euro, t’i lëmë hesapet e tjera. Janë nda 50 mln euro për 1 mln hallexhinj, 1 mln e gjysmë të tjerët po i quajmë se nuk kanë halle. Kjo është e gjitha , pra të mos lodhemi”.

Ai shtoi në emisionin Open në News 24 se qeveria mund të bënte tre herë më shumë për qytetarët në kohë krize. “Unë do thoja që a ka mundësi kjo qeveri të japë shumë më tepër, do të thoja se tre herë mund ta bënte këtë punë, sepse janë marrë rreth 300- 400 mln nga të ardhurat shtesë…

Nga këto 300 mln unë po them të kthesh 150 mln. E vetmja gjë e mirë është se paratë që janë marrë borxh, shteti shqiptar është i detyruar të lajë borxhin e tij njëherë. Pra do të thoja në këto 300 mln që janë ndarë, të ishin ndarë, gjysmë përgjysmë”, tha Dashamir Shehi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.