E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Dashuri, ishe engjëlli mbrojtës’
Lajme

‘Dashuri, ishe engjëlli mbrojtës’

Personi që shihni në fotografi është Orgest Fezga, një i ri nga qyteti i Sarandës, i cili një ditë më parë humbi tragjikisht jetën, pasi ra nga lartësia.

28–vjeçari, po montonte një ashensor në një pallat në ndërtim, kur u rrëzua dhe gjeti vdekjen. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:50 të së enjtes, në Shkozet të Durrësit.

Fezga mësohet se banonte në fshatin Gjashtë të Sarandës dhe kishte një aktivitet, që merrej me montimin e ashensorëve.

I riu, i cili u përcoll këtë të premte për në banesën e fundit, ishte i fejuar me Sidorelën, një vajzë nga Saranda.

Kjo e fundit në një postim në rrjetet sociale shprehu dhimbjen e madhe për humbjen e njeriut të saj të zemrës.

“Dashuri do më mungosh gjithë jetën. Ishe engjëlli mbrojtës për mua kur ishe në jetë dhe do vazhdosh të jesh edhe tani që nuk je më. Të dua zuzuni. I paharuar qofsh përjetë. Do më mungosh shumë”.

Image

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.