E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Dashuria s’mund të mbetet vetëm. Ne kemi vetëm të tashmen”, Meta e nis ditën me mesazhin e Nënë Terezës
Lajme

“Dashuria s’mund të mbetet vetëm. Ne kemi vetëm të tashmen”, Meta e nis ditën me mesazhin e Nënë Terezës

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, e ka nisur diten sot me nje mesazh ne perkujtim Shenjtërimit të Nënë Terezës, duke e cilesuar kete nje dite feste per mbare kombin tone dhe njerezimin.

tereza

 

 

Me nje mesazh te postuar ne faqen e tij ne Facebook, Meta shkruan se “Me madhështinë e thjeshtësisë së saj, Shën Nënë Tereza është frymëzimi që na nxit çdo ditë për të bërë gjëra të vogla me dashuri të madhe, për të hapur horizonte të reja shprese dhe lumturie, për të ndërtuar një Shqipëri më të drejtë, sociale, e pranë halleve të përditshme të qytetarëve”.

Ne fund ndan me te gjthe nje porosi shume te cmuar te Nene Terzes.

Postimi i Metës

Kremtimi i Shenjtërimit të Nënë Terezës është një ditë feste për mbarë kombin shqiptar, botën katolike dhe njerëzimin.
Është dita e përkujtimit dhe respektit ndaj veprës së ndritur dhe të paharruar, humane e hyjnore, të simbolit të nënës shqiptare, shembullit të jashtëzakonshëm të dashurisë dhe misionit të pareshtur të përkujdesjes, ndaj kujtdo që vuan dhe ka aq shumë nevojë për ndihmë, solidaritet dhe përfshirje sociale.
Me madhështinë e thjeshtësisë së saj, Shën Nënë Tereza është frymëzimi që na nxit çdo ditë për të bërë gjëra të vogla me dashuri të madhe, për të hapur horizonte të reja shprese dhe lumturie, për të ndërtuar një Shqipëri më të drejtë, sociale, e pranë halleve të përditshme të qytetarëve.
Ashtu siç na porosit e bekuara dhe e Shenjta Nënë Terezë:
“Dashuria s’mund të mbetet vetëm. Dashuria duhet të vendoset në veprim dhe ky veprim është shërbimi. E djeshmja iku. E nesërmja nuk ka ardhur. Ne kemi vetëm të tashmen. Le të fillojmë!”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.