Database bëhet viral/ SPAK i kërkon AKEP-it ta bllokojë, por duket e pamundur
Mësohet se Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar AKEP-it të mundësojë bllokimin e materialit.
Por duket se shpërndarja ka dalë jashtë kontrolli ndaj dhe bllokimi duket se do të jetë i pamundur për shkak të përhapjes.
Nga ana tjetër Prokurorisë së Posaçme nuk i kanë mbërritur ende databesat e kërkuara nga AKSHI dhe Partia Socialiste për të bërë krahasimin nëse është i njëjti me atë të publikuar.
Skandali i perdorimit të dhënave personale u publikua në një media online.
Menjëherë ngjarja është denoncuar nga Partia Demokratike dhe Presidenti i Republikës, i cili i ka dërguar shkresë Prokurorisë së Posaçme, Prokurorisë së Tiranës dhe disa institucioneve ne vend për të hetuar. Aktualisht me hetimin po merret prokuroria e posaçme e cila ka nisur verifikimet të cilat sipas kreut të SPAK shumë shpejt do të dalin në një konkluzion.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



