David Beckham pranon se martesa me Victoria-n është vështirsuar
Prej kohësh në media qarkullojnë lajme që tregojnë se çifti i njohur, David dhe Victoria Beckham janë drejt divorcit.
Këtë periudhë dyshja po kalojnë kohë të vështira profesionale, gjë kjo që ka ndikuar negativisht në marrëdhënien e tyre.
Teksa të gjithë po prisnim një deklaratë zyrtare që të hidhte poshtë aludimet, David ka reaguar për herë të parë duke u shprehur se ata kanë mosmarrëveshje të forta mes tyre.
“Të jesh i martuar për një kohë të gjatë është shumë e vështirë. Marrëdhënia me kalimin e kohës bëhet shumë e ndërlikuar”,- është shprehur ai.
David nuk ka përmendur asgjë lidhur me divorcin, por nga kjo deklaratë duket se punët nuk janë aspak mirë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



