E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Debat i ashpër në mbledhjen e sotme të Komisionit Parlamentar të Sigurisë
Lajme

Debat i ashpër në mbledhjen e sotme të Komisionit Parlamentar të Sigurisë

Kryetarja e komisionit, Ermonela Felaj nuk i ka dhënë fjalën deputetit demokrat Flamur Noka dhe ky është bëtë shkak për plasjen e sherrit të radhë.

Noka, në nervozizëm e sipër i merr mikrofonin Felajt dhe ia hedh tutje, raporton gazetari i “Panorama”, Fation Binjaku.

Efektivi i Gardës është vënë shpejt në lëvizje dhe duket në video teksa qëndron afër Nokës.

DEBATI

Felaj: Nuk ke të drejtë të fyesh asnjë anëtarë të komisionit, përfshirë edhe mua

Noka: Në rast se s’kupton dil e mëso

Felaj: Do t’i drejtohem kryetarit të kuvendit të të përjashtojë

Noka: Drejtohu kujt të duash, edhe kryeministrit po deshe, ose mëso si drejtohet ose dil përjashta

Felaj: Dakord? Me fyerjet po fyen inteligjencën e të gjithëve, mediat edhe publikun,

Noka: Deputetet po trajtohen si nxenes te klases se 5. Merren dhe çohen neper institucione. Mos u poshteroni ne kete menyre. Eshte e turpshme ti trajtosh deputetet si nxenes. Meso te drejtosh ose ik fare.

Felaj: Shume mire qe ike, dhe kur iken e do mikrofonin ndezur.

Deputetet e opozitës largohen nga mbledhja

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.