E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Debat me tone të larta Basha-Noka për Aqif Rakipin, Suel Çelën dhe Tom Doshin: Pse nuk flet Berisha?
Publik News

Debat me tone të larta Basha-Noka për Aqif Rakipin, Suel Çelën dhe Tom Doshin: Pse nuk flet Berisha?

Një nga debatet me tone të larta në kryesi ishte mes Flamur Nokës dhe Lulzim Bashës. Momenti me kulminant ishte për deklaratat e Bashës për përfshirjen e Suel Çelës, Tom Doshit dhe Aqif Rakipit në firmosjen e formulareve për thirrjen e Kuvendit.

“Thoni se po e organizon Aqif Rakipi, Suela Çela, Rraja, Tom Doshi. Eshtë shumë e rëndë kjo deklaratë. Po thoni indirekt që Sali Berisha paska lidhje me bandat. Në rast se delegatët e Elbasanit jane intimiduar nga kushdoqofte, atëherë unë jap doreheqje. Se ccfarë bëjnë njerëzit në punë të tyre, kjo është punë e tyre”,- u shpreh Flamur Noka, duke mos mohuar indirekt për shqetesimin e ngritur publikisht nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe gjatë Kryesisee nga kryetari i PD, i cili kishte një peergjigje për rolin e Sali Berishës në këtë ccështje.

“Tani, që Aqif Rakipi është futur me kokë në këtë proces, e ka marrë vesh gjithe ëlbasani. A ështe futur Suel Çela? Po është futur! Dhe jam i bindur se është me porosi të Edi Rames dhe jo të Sali Berishes. Po ccfarë mund të bëjë nje 20 e ca vjeccar 4 orë nën presionin e Suel Celës përveccse të firmose? Eshtë turpi i kesaj partie të rrijë nën mëshirë të Suel Celës, Aqif Rakipit, Tom Doshit dhe Rrahman Rrajës. Po detyra jote Flamur është t’i thuash atyre demokratevë që të ankohen në Elbasan për Suel Çelën “Suel Çelese ia thyej brinjët këtu”, po ti 4 orë rri në Elbsaan dhe ikën. E kam të pamundur në ccdo qelizë të trurit tim të pranoj Sali Bërishën si porositës, por ai që gjen kohën për të reaguar për ccdo gjë dhe nuk gjen kohën për të reaguar për këte, kjo nuk e nderon. Asnje fjale për Aqif Rakipin, asnjë fjalë për Suel Çelën”,- tha Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.