Debat mes deputetëve për grevën e pedagogëve, Vokshi: Ju kanë çorientuar komplet
Komisioni i Medias dhe Edukimit ka thirrur në një dëgjesë këtë të martë Asamblenë e Personelit Akademik, i cili ka vendosur që të dalë përpara qeverisë me një numër kërkesash, përfshi këtu dhe grevën eventuale të të gjithë pedagogëve.
Në komision kas patur një sërë debatesh mes deputetëve, të cilën mund ta ndiqni më poshtë:
Luçiano Boci: Unë nuk e kuptoj. Ne kemi detyrën publike t’u dëgjojmë. Ne do të dëgjojmë pedagogët për interesin që kanë për universitetin. Ne përfaqësojmë këtu interesin publik. Asambleja është thirrur me 1/3 e firmave. Ne menjëherë duhet t’i pranojmë dhe t’i dëgjojmë.
Milva Ikonomi: Ne morën një vendim dje që do të thërrasim në dëgjesë Asamblenë e Personelit Akademik.
Albana Vokshi: Greva ju ka çorientuar komplet, ne në komision jemi të detyruar t’i dëgjojmë. Organizatorët e asambleve janë profesorë të ndryshëm që nuk kanë të bëjnë me partitë politike. Çdo dekanati çdo rektorati do t’i shkojë ftesa për ta dëgjuar. Sot jemi këtu për t’ju përgjigjur Asamblesë së Pedagogëve.
Kejdi Mehmetaj: Ne dje ramë dakord që të bëjmë disa dëgjesa. Asnjëra nuk e përjashton tjetrën dhe unë nuk e kuptoj se kush janë ata që na detyrojnë të thërrasim njërin dhe jo tjetrin. Që këtu ne po e vrasim autonominë e universitetit duke u marrë edhe mungesat. Ne kemi detyrimin t’i dëgjojmë , por kjo nuk e përjashton që të çojmë nesër një ftesë për senatet dhe dekanët.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



