E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Debat në media, Bejko: 11 dhjetori miting, jo Berishë non-grata kryetar
Lajme

Debat në media, Bejko: 11 dhjetori miting, jo Berishë non-grata kryetar

Përplasjet ndërmjet PD dhe FRPD ishin tema e diskutimit mes Roland Bejkos dhe Indrit Hoxhës në emisionin Breaking në Top News. Bejko u shpreh se vendimi i kreut të FRPD-së, Belind Këlliçi iu bashkua foltores së Berishës, pasi ish-kryeministri e mbështeti atë në garën për kreun e FRPD-së.

Për Roland Bejkon 11 dhjetori është i paligjshëm dhe është një miting dhe jo një mbledhje e forumit sipas statutit të PD-së.

“Është i paligjshëm dhe kapërcen fazat që kemi thënë ne dhe ai forum po të mblidhet do ta ndajnë PD në dy pjesë, që në çastin kur Berisha të jetë kryetar, unë nuk e pranoj dot një kryetar partie “non grata”. Do ta mendoja mirë nëse nuk do t ë ishte “non grata”, e do ta mendoja prapë nëse nuk na mashtron si dikur kur ishim 20 vjeç”, tha Bejko.

Por Indrit Hoxha mbështetës të Berishës 11 dhjetori është Kuvendi i PD-së dhe ftoi dhe vetë Bejkon të marrë pjesë. “Eja merr pjesë edhe ti dhe voto, ne jemi pro fraksioneve”, tha Hoxha.

Debati

Indrit Hoxha: Është Kuvend, jo miting.

Roland Bejko: Por mua është miting,

Hoxha: Eja në Kuvend, eja do të kemi surprizë shumë të madhe në verifikimin e anëtarëve.

Bejko: Nuk bëhet si në komunën e Parisit, e në emër të demokracisë u fut Franca në kasaphanë. Ju jeni mërzitur se Basha e përjashtoi Berishën se ishte non grata. Në kushtet kur jo do të bëni një model e surpriza e verifikimit të listës, me presion e me mashtruar. I kam me emra në Gjirokastër, i mashtrojnë e premtojnë në emër të së nesërmen. Zgjidhje jashtë statutore, që i bën sekretari i Përgjithshëm. Berisha është fantastik se kërkon të sfidojë vetveten, është ky që kërkon të kalojë berishizmin. Peng kryetari, është fjala e tij. Mendoj se Basha ka qenë peng i Berishës në këto vite, ai de jure dhe ai de fakto, si në suksese dhe në dështimin janë së bashku. Si shqiponja në dy koka. Ndonjëherë flet subkoshienca, e që dalin në momente krizash, fjala e parë që i erdhi në mendje kur u shpall “non-grata”, ishte fjala peng. Peng kryetari, kush e ka mbajtur peng. Kur i thotë të japë dorëheqjen, ai tha jo nuk do ta lejoj unë të japë dorëheqjen.

Hoxha: Gjëja më demokratike në botë, votohet në Kuvend dhe do të vendosë.

Bejko: Mos ma ndërprit mendimin, është analitik, Berisha nxjerr ndjenjën e sadizimit, që është autoritarist. Nëse Basha do të japë dorëheqjen sot, çfarë do ta ndalojë Berisha?  Kjo është një kënaqësi sadiste. Atë që nuk e bëri këto 30 vite, do të ofrojë me këtë lider e “non grata”. Në gjithë këto vite ne nuk kemi një lider, në këtë republikë banane. Nuk është me vend kjo gjë bën Berisha, të jetë kryetar i PD-së, manipulim i turmave. Nëse do të futem në mendjen e tyre, PD do të kishte nevojë për një figurë si zoti Berisha, por jo për zotin Berisha.

Hoxha: Shumë mirë ke bërë, duhet të japësh dorëheqjen, lërja të rinjve. Ke qenë disa herë në poste drejtuese.

Bejko: Unë jam i ri, tamam në moshën e politikës. Sa herë që baza ta nxjerrë emrin tim si kandidat për deputet, unë do ta pranoj. Tani do të thuash se berishizmin më ka prerë kokën…

Hoxha: Këto nuk janë parimore, ti zotëri ça mendimi ke zotëri kur.. . Çfarë mendimi ke kur ambasada kërkoi të shpallte PD organizatë terroriste dhe nuk dole. Pse nuk ke votuar kundër djegies së mandateve.

Bejko: S’kam marrë pjesë fare në Këshill, kam mesazhet me kryetarin e partisë.

Hoxha: Berisha ka dalë kundër djegies së mandateve.

Bejko: Jo, ka folur duhet të kemi kujdes marrëdhëniet me ndërkombëtarët

“Basha ka caktuar një ish-ministër të Ramës në krye si sekretar i Përgjithshëm i PD-së, që u zgjodh në kundërshtim me statutin, sepse duhej votim i fshehtë”, tha Hoxha.

Por menjëherë ka ndërhyrë Bejko, i cili iu drejtua: “Çfarë flet, çlidhje ka kjo, je i pirë? Ai ishte ministër si pjesë e marrëveshjes politike. Kërkojini llogari Berishës se pse futi në listat e PD-së ish-deputetët socialistë”.

Përplasja me Bardhin ka qenë edhe sa i përket vendimeve të marra nga Basha. “Kryetari i PD-së i merr vendimet natën, në errësirë”, tha Hoxha.

Por me dozën e humorit Bejko ia ndërpreu se “edhe nata ka romantizmin e tij dhe aty merren vendimet e rëndësishme”. “Po i merr vendimet se e kalon natën me Gaz Bardhin”, replikoi Hoxha, ndërsa Bejko u shpreh se “se të ketë kujdes për mënyrën se si flet”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.