Debate ne Grupin Parlamentar të PD-se, nuk ka ndryshim kursi
Vazhdon takimi i mbledhur me urgjencë grupi i PD-së.

Sipas njoftimeve ka patur debate mes deputetëve që vazhdojnë të mbështesin bojkotin parlamentar së bashku me kreun e partisë si dhe një pjese tjetër të cilët e shikojnë këtë si një tatëpjetë pa kthim të opozitës dhe acarim të marrëdhënive me ndërkombëtarët.
Bregu mësohet se ka ngritur shqetësimet e saj, tashmë të njohura por ka hasur në argumentët e një pjese të madhe të mbështetësve te rrugës së bojkotit , përfshirë këtu Bashën dhe Berishën. Mbledhja vazhdon akoma por nuk pritet që të ketë ndonjë ndryshim nga kursi i deritanishëm i opozitës./Publik.live
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



