E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Debati midis Palokës dhe gazetarit: Do keni një fund si të Ramës edhe ju që i shërbeni atij
Publik News

Debati midis Palokës dhe gazetarit: Do keni një fund si të Ramës edhe ju që i shërbeni atij

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka është përfshirë në debate të ashpra me gazetari Carlo Bolino.

Debati shpërtheu pas deklaratave të Bolinos në lidhje me një hapje tjetër të PD-së në prag të zgjedhjeve të ardhshme, ku gazetari e konsideroi fasadë propagandistike.

 

 

Pjesë nga debati ‘Open’ në Top Channel:

Bolino: Bie dakord me Bushatin. Ka një ndryshim nga hapja e PD-së në 2005.

Paloka: Nuk e pranoj nga ti këtë. Je një person që mbron një mashtrues.

Bolino: Unë jam gazetar i lirë dhe kështu kam qenë gjithmonë.

Paloka: Do keni një fund si të Ramës edhe ju që i shërbeni atij.

Bolino: Nuk i shërbej askujt. Jeni ju ai që jeni lëpirë pas shefit tuaj. Kjo është hapja e PD-së duke krijuar armiq.

Paloka: Kam punuar për 10 vite si gazetar te Rilindja Demokratike. Ma gjej një shkrim që tregon se i lëpihem Sali Berishës. Jam në PD se jam njeri i lirë. Carloja ti kthejë shqiptarëve lekët që ka marrë nga Edi Rama.

Paloka: Një njeri që ka pranuar listat me hajdutë kritikon hapjen e PD.

Bolino: Ma trego me raste konkrete.

Paloka: Që të gjykohet PD nga njerëz që i bëjnë fresk Ramës me listat me kriminelë dhe thonë që PD nuk qenka e demokratizuar. Bushatit ia pranoj por ty jo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.