Deputeti Myslim Murrizi sot në emisionin ‘Open’ ka nxjerrë një letër dhe ia ka thënë gazetarit Andi Bushati që ta lexojë.
Ky i fundit nuk e ka lexuar, por vetëm ka thënë: Kjo thotë që këtu janë spiunët…
Më pas gjatë debatit me Murrizin, Gjekmarkaj tha se nuk ka bir nëne dhe bir kur*e që t’i thotë atij spiun.
Murrizi: Ja kam thënë Bashës që nga 2017. Unë s’jam spiun si këta.
(vijon biseda mes Murrizit dhe Gjekmarkaj)
Murrizi: E ke marrë ti këtë letër?
Gjekmarkaj: Jo se kam marrë, ta vërtetoj, s’jam spiun unë, nëse do shkojmë në gjyq, po fitova më jep 1 mln euro.
Murrizi: S’më vë dot gjobë mua.
Gjekmarkaj: S’ka bir nënë e bir kur*e që më akuzon mua për spiun.
Murrizi: S’po të akuzoj.
Gjekmarkaj: Nuk e bën dot.
Murrizi: Do jem shumë pragmatist me ty…
Gjekmarkaj: Bëji verifikimin dhe çoje në gjykatë…



