E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dëbohet nga Italia shqiptari, dyshohet për lidhje me terrorizmin
Lajme

Dëbohet nga Italia shqiptari, dyshohet për lidhje me terrorizmin

Një emigrant shqiptar nga Kosova, 23 vjeç është dëbuar nga territori italian për motive sigurie.

Ministri i Brendshëm Matteo Salvini ka firmosur dekretin e dëbimit të tij i konsideruar si person i rrezikshëm për sigurinë e vendit e i lidhur me ambientet ekstremiste eslamike.

Më vitin 2015, 23 vjeçari shqiptar ishte dëbuar nga Italia po për motive sigurie e për aktivitet propagandistik në internet në favor të shtetit islamik në nxitje të xhihadit.

Shërbimet e inteligjencës italiane kishin vërtetuar dhe lidhjet e tij virtuale me elementë të grupeve terroriste në Siri.

Me gjithë urdhërin e dëbimit për të paktën 10 vite, 23 vjeçari kosovar kishte hyrë në territorin italian më 2 nëntor të 2018.

Ai u identifikua në qytetin e Milanos e u vu në pranga për shkelje të urdhërit të dëbimit.

Ai u riatdhesua në Kosovë. Prej 2015 ka shkuar në 349 numri i personave të dëbuar nga Italia e 112 prej tyre janë dëbuar përgjatë vitit 2018.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.