E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dêbora bllokon rrugët në  vend
Publik News

Dêbora bllokon rrugët në vend

Pjesa më e madhe e vendit është gdhirë këtë të shtunë, nën “pushtetin” e reshjeve të dëborës. Kështu mësohet se moti i keq dhe veçanërisht reshjet e dëborës kanë shkaktuar problemet e para në qarkun e Elbasanit, mesditën e kësaj të shtune.

Pas orës 11:00  kanë nisur reshjet e dëborës në  Elbasan dhe Cërrik përveç zonave të tjerë më malore të qarkut, si Librazhd, Përrenjas dhe Gramsh.

Temperaturat janë ulur ndjeshëm edhe në disa qytete të Shqipërisë së Mesme, dhe zonat e ulëta. Edhe në bregdet mësohet se kanë nisur edhe reshjet e dëborës.

Në Lezhë reshjet e dëborës janë shoqëruar me stuhi të cilat kanë krijuar probleme te konsiderueshme, mbi të gjitha për lëvizjen e makinave.

Parashikimet meteorologjike bëjnë të ditur se pasditen e sotme në mbrëmje vonë, ulja e mëtejshme e temperaturave do të bëjë që reshjet e dëborës të shtrihen edhe në shume qytete të tjera si Durrës, Fier, Berat, Tiranë, etj.

Reshjet e dëborës kanë përfshirë gjithashtu të gjithë Juglindjen e vendit, duke sjellë edhe problemet e para kryesisht në zonat malore dhe ato rurale.

Prefekti i qarkut të Korçës ka bërë me dije se në aksin nacional Qafë Thanë- Kapshticë, kalimi po kryhet normalisht. Ndërsa në akset Korçë- Dardhë, Korçë-Voskopojë si dhe Qafë Qari-Erseke-Leskovik është e këshillueshme përdorimi i zinxhirëve.

Nga reshjet e dëborës janë krijuar probleme në qarkullim në zonat malore, por edhe ato të fushës së Korçës dhe fushës së Maliqit.

Burime zyrtare thanë se gjatë ditës së sotme ka pasur probleme me energjinë elektrike në shumë fshatra malore, të njësive administrative të Kolonjës, Korçës, Devollit edhe Pogradecit.

Mësohet se grupe të punës të OSHEE janë në terren, për të rikthyer energjinë elektrike.  Nga ana tjetër Ndërmarrjet e Shërbimeve Publike të bashkive të qarkut, po punojnë për normalizimin e qarkullimit të mjeteve në fshatrat e fushës së Korçës edhe të Maliqit.

Për të mbajtur nën kontroll situatën e krijuar në rrugët nacionale janë në gatishmëri 32 mjete borë pastruese dhe fadroma.

“Gjatë natës kanë filluar reshjet e borës në Qarkun e Kukësi, në Qarkun e Dibrës, në Qarkun e Korçës, në Qafë Mali-Fierzë, në akset e Sarisalltikut dhe Steblevës, shoqëruar me temperatura të ulëta.

Kontraktorët kanë bërë shpërnadrjen e kripës dhe pastrimin e të gjitha akseve.

Në akset Korçë – Qafë Qarri, Korçë – Dardhë, Voskopojë – Voskopojë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Vazhdon puna me mjete borë pastruese.

Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit për shkak të ngricave, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë”, njofton ARRSH.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.