E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deborah Keçi në dyert e GJKKO-së, ish-mesfushori i Partizanit i merr vendin! Gjergji Muzaka, drejtori i ri i klubit Tirana
Lajme

Deborah Keçi në dyert e GJKKO-së, ish-mesfushori i Partizanit i merr vendin! Gjergji Muzaka, drejtori i ri i klubit Tirana

Deborah Keçi, e cila është pezulluar nga detyra si drejtoreshë e klubit shumësportësh Tirana pasi u vendos nën hetim nga SPAK për “shpërdorim detyre”, është paraqitur ditën e sotme në ambientet e GJKKO-së për rivlersimin e masës së sigurise.

Deborah Keçi është mes zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës të akuzuar nga Prokuroria e Posaçme për abuzim me tenderat dhe favorizim të kompanisë “5D” në pronësi të Mariglen Qatos dhe Redi Mollajt.

Pas pezullimit të saj nga posti i drejtores së Klubit Sportiv Tirana, bashkia e kryeqyetit është vendosur në lëvizje për ta zëvendësuar

Ish-futbollisti i njohur, Gjergji Muzaka, pritet të jetë drejtori i ri i klubit shumësportësh bardheblu.

Ish-mesfushori i Tiranës, Partizanit dhe Dinamos, prej vitesh është pjesë e sektorit të sporteve në bashkinë Tiranë dhe tashmë ai pritet të zyrtarizohet në një detyrë më të rëndësishme.

Hetimet e SPAK:

Nga hetimet ka rezultuar se Deborah Keçi në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor Klubi Sportiv “Tirana”, ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V.A.S Konstruksion sh.p.k” e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, duke i krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta, si dhe duke e shpallur fitues në mënyrë të parregullt.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Deborah Keçi, ka pasur komunikime direkte me shtetasin Nestor M. administrator i shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k.

“Së pesti, nga hetimet e kryera është provuar edhe fakti se shtetasja D.K. (Deborah Keçi) në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor Klubi Sportiv “Tirana”, ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V.A.S Konstruksion sh.p.k” e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, duke i krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta, si dhe duke e shpallur fitues në mënyrë të parregullt.

Shtetasja D.K. ka pasur komunikime direkte me shtetasin Nestor M. administrator i shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k dhe vlerësimin e ofertave të pjesëmarrësve në tender e kanë bërë vetë punonjës të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k, duke i dhënë titullari i autoritetit kontraktor shtetasit N.M user-at e anëtarëve të KVO-së”,njoftoi SPAK.

Deborah Keçi duket se është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku nuk ka ngurruar të reklamojë jetën e saj të luksit dhe udhëtimet nëpër botë.

888777666

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.