Dëborë në pranverë/ Shoferët të papërgatitur! Vështirësohet qarkullimi në disa akse!
Edhe pse jemi në pranverë, zonat malore të vendit janë mbuluar nga dëbora, madje në disa akse rrugore ka edhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
Kështu, sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar ka pasur reshje dëborë në Kukës edhe Fushë-Arrëz.
Sipas ARRSH qarkullimi i mjeteve vazhdon normalisht, ndërsa mjetet borë pastruese vazhdojnë punën për pastrimin e aksit.
Reshje ka pasur edhe në jug dhe juglindje, ku drejtuesit e mjeteve në qafën e Llogarasë janë kapur të papërgatitur.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



