E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
DEDAJE nga krimi që ndodhi sot në Memaliaj
Lajme

DEDAJE nga krimi që ndodhi sot në Memaliaj

Burimet thanë se Arjan Shahaj, 35 vjec, ka vrarë me sëpatë Iljaz Shahajn, 78 vjec.

Mësohet se autori është larguar pas krimit dhe policia ka nisur kërkimet për të. Ende nuk dihen detaje të tjera, teksa raportohet se kanë qenë fqinjët që kanë alarmuar policinë pas ngjarjes.

Dyshohet se i riu qe ka kryer krimin vuan nga probleme mendore dhe ka pasur disa tentativa te perseritura per te vrare te aferm te tij.

Nje vit me pare ka tentuar te vrase nje kusheri, ndërsa në 2003 ka tentuar të vrasë të ëmën.

Sot, ishin ngritur si çdo ditë normalisht dhe me të atin kishin shkuar për dushk, por pas një grindje mes tyre, ka ndodhur ngjarja e rende.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.