E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dedikimi i Monikës për Lorikun…
Sport

Dedikimi i Monikës për Lorikun…

Si në një shfaqje teatrale, ulet sipari, fiken projektorët dhe aktorët shkojnë në shtëpi. Kështu u largove ti nga fusha sonte, si një actor i madh, i cili përkulet, përshëndet publikun dhe mallëngjehet në duartrokitjet e pareshtura. Vështirësitë, që ke ditur t’i kapërcesh, por edhe kënaqësitë e arritjeve janë gdhendur si rrudha të thella në fytyrën tënde sonte. Krenar, i emocionuar dhe disi i shëndoshur. Ti deshe ta përjetoje këtë emocion bashkë me djalin tonë, i cili, i hutuar, shihte rreth e qark dhe duartrokiste të atin. Unë, jashtë vijave kufizuese, ju shihja dhe ndihesha krenare për ju dhe njësoj si tifozët e flaktë, brohorisja emrin tënd: LORIK CANA! Kur të takova, nuk e dija kush ishe, por nuk ma merrte mendja se një njeri mund të kishte kaq vlerë për një komb. Sa ndjesi e bukur ishte të shihje bashkëkombësit e tu të emocionuar po aq sa ti, teksa të duartrokisnin e të thoshin “lamtumirë”!
Sa bukur ishte të ndieje ngrohtësinë e një kombi që, edhe pse nuk është kombi im, më entuziazmon dhe më emocionon kurdoherë! Ashtu siç ndodhi mbrëmë, kur ai zotëria i moshuar të priti deri në orën 01:30 të natës te parkimi, afër makinës tënde vetëm për të të thënë: “Faleminderit, kapiten!”
Tani nis një jetë e re, një rrugëtim, të cilin jam e bindur se do ta përballosh me të njëjtën grintë dhe të njëjtën karizëm drithëruese që kishe sonte në fushën e lojës. Atëherë: “Forca, kapiten! Nga fitorja në fitore!”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.