Degjeneron situata në Fermën VIP, Fabiola-Arbanës: Kuçkë!
Mbrëmja e djeshme e spektaklit Ferma VIP është shoqëruar me tensione të forta dhe gjuhë të papërshtatshme gjatë transmetimit live.
Fermeri Adioni u eliminua nga gara pas një televotimi përballë Mozës, në vijim të përplasjeve verbale që kishin pasur gjatë qëndrimit në fermë. Por situata mori një kthesë edhe më të fortë pas shpalljes së rezultatit.
Në studio, partnerja e Adionit, Fabiola, reagoi ashpër ndaj moderatores Arbana Osmani. Teksa kjo e fundit i kërkonte të ruante qetësinë, Fabiola përdori fjalor fyes duke e cilësuar publikisht “kuçkë”, çka e tensionoi edhe më tej atmosferën në studio.
Incidenti i ndodhur para kamerave ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku përdoruesit kanë dënuar gjuhën e përdorur dhe mungesën e etikës në një program me audiencë të gjerë.
Pamjet e momentit janë shpërndarë me shpejtësi online, duke rikthyer në vëmendje debatet mbi kufijtë e komunikimit në ekran dhe përgjegjësinë publike të personazheve televizive.
Ngjarja ka nxitur gjithashtu komente kritike edhe ndaj përmbajtjes së spektaklit, ku nuk kanë munguar ironitë se formati nuk po përfaqëson standarde “VIP”, por më tepër sjellje të papërshtatshme dhe emocione të pakontrolluara.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



