Situata te Parlamenti është tensionuar pas arrestimit të sekretarit të PD Said Dollapi.
Ish-deputetja Albana Vokshi ka shkuar menjëherë drejt policëve që arrestuan Dollapin dhe u ka kërkuar ti tregonin se ku është çuar sekretari organizativ i PD. Mirëpo një nga policët e ka shtyrë duke bërë që Vokshi të shpërthejë në fjalor fyes ndaj tyre, duke i quajtur qelbësira e legena.
‘Qelbësira, mos më shty mua o legen’, u shpreh Albana Vokshi, ndërsa e pyetur nga gazetarët për Said Dollapin ajo shtoi ‘Qelbësirat. Kanë arrestuar Said Dollapin dhe nuk na tregojnë ku është. Është arrestuar dhe është dhunuar.’
VIDEO:



