E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deklarata  bombastike e Steve Bannon për një rend të ri botëror
Politikë

Deklarata bombastike e Steve Bannon për një rend të ri botëror

Gazeta franceze Le Mone i bën jehonë një deklaratë që ka bërë ish-këshilltari i Presidentit të SHBA Donald Trump dhe ish-drejtor i portalit informativ të së djathtës amerikane Breitbart, Steve Bannon. Ai ndër të thjera ka deklaruar:

Një “rend të ri botëror po skicohet përmes një aleance bashkëpunuese brenda botës judeo-krishtere, më konkretisht një aleancë Izraelit, Rusisë, Europës dhe Shteteve të Bashkuara. Sepse armiku ynë i vërtetë i përbashkët është Partia Komuniste Kineze”.

Lëvizja e drejtuar nga Bannon bëri gjithashtu një njoftim për një takim me djalin e presidentit brazilian të ekstremit të djathtë, Jair Bolsonaro, Eduardo Bolsonaro, i cili do të përfaqësojë “kombet e Amerikës Latine”.

Me këtë rast ai shton se “Neonazistët  amerikanë dhe europianë janë një bandë humbësish” dhe që “ata nuk kanë asnjë vënd në debatin politik”. Ai e konsideron Islamin një “fe të madhe”, por nga ana tjetër ‘Gjermania dhe Hungaria kanë civilizimin e tyre. Dhe qytetarët e këtyre vëndeve mund të vendosin nëse dëshërojnë të presin emigrant dhe në cfarë masë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.