Deklarata “bombë” e Kryemadhit/ Videoja e dërguar në Itali për analizë, nuk është e vërteta
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, e ftuar në studion e emisionit “Tonight” të Ilva Tares, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me video-përgjimin e publikuar nga Partia Demokratike për vëllain e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Sipas Kryemadhit, videoja e dërguar në Itali për analizë, nuk është e njëjta me atë që ka publikuar Partia Demokratike. Ajo u shpreh se në videon e çuar është një tjetër person dhe jo Agron Xhafaj.
“Video që është dërguar në Itali nuk është video e denoncuar nga Partia Demokratike, por është një video tjetër dhe jo me zërin e Agron Xhafajt”, – tha Kryemadhi, duke ngritur dyshime për manipulime nga organet e drejtësisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



