Deklarata e Berishës/ Reagon ambasadorja Yuri Kim: SHBA do mbështesë luftën kundër korrupsionit
Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar ndaj deklaratave të Sali Berishës, duke thënë se “SHBA do mbështesë luftën kundër korrupsionit”.
Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka reaguar pas deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha. Teksa Berisha e akuzoi për ndërhyrje në procesin gjyqësor të PD-së, Ambasadorja Yuri Kim shkruan në Twitter se
Nëse ‘ndërhyrje në procesin gjyqësor’ nënkupton inkurajimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që të bëjnë punën e tyre pavarësisht kërcënimeve apo nxitjeve, duke e bërë të qartë qw SHBA do të vazhdojë të mbështesë zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipwri, duke nënvizuar se askush nuk është mbi ligjin dhe duke kërkuar që të gjithë ne duhet të bëjmë pjesën tonë për të luftuar kundër korrupsionit dhe mosndëshkimit, atëherë PO, SHBA e ka bërë dhe do të vazhdojë ta bëjë pikërisht këtë – sepse lufta kundër korrupsionit dhe përpjekjet për të minuar demokracinë përbëjnë një interes thelbësor të sigurisë kombëtare të SHBA-së.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



