Deklarata e fortë e Berishës/ “Jam përgjuar nga Barack Obama”
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se telefoni është përgjuar dikur nga ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Në një intervistë për ish-deputeten Duma, ai tha se Obama kishte urdhëruar përgjimin e tij, por ai u shpreh se nuk e kishte problem, madje shërbeu si një nga garancitë e tij.
“Telefoni im ësntë përgjuar nga Barack Obama. Ai kishte urdhëruar përgjimin e Sali Berishës. Barack Obama kishte urdhëruar regjistrimin e 125 kryeministrave dhe në listë ishte dhe emri im. Unë kisha dhënë urdhër që mos të përgjohej asnjë ambasadorë. Ky ishte koncepti im. Shërbimet e Shqipërisë kishin urdhër mos të përgjohej asnjë ambasadorë. E bëri Obama. Për mua nuk ka asnjë problem. Ajo shërbeu si një garancitë e mia. Unë nuk e kisha problem. Për çfarë i duhet presidentit të SHBA, përgjimet e kryeministrit të Shqipërisë'” u shpreh Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



