Deklarata e fortë e Berishës: Rama ka dërguar Xhevdet Troplinin për të kërcënuar Veliajn në qeli!

Kreu i PD, Sali Berisha nga Kuvendi deklaroi ditën e sotem se Erion Veliaj po kërcënohet në qeli nga kryeministri Edi Rama.

Berisha gjithashtu ka konfirmuar lajmin se kreu i qeverisë është nisur për në Durrës për të takuar Erionin.

“Kërkoj rikthimin urgjent në parlament të padrinos, i cili po shkon në Durrës për t’i dërguar Pojën, Troplinin në qeli Erion Veliajt.

Vazhdoj me kërkesën time të prerë që Edi Rama të kthehet urgjent në parlament dhe të ndërpresë çdo lloj presioni, çdo lloj forme presioni ndaj të burgosurit Erion Veliaj, të cilin urdhëroi ta dërgojnë në Durrës në mënyrë që ta trajtojë Xhevdet Troplini.

Xhevdet Troplini u dërgua atje për t’u kërcënuar në mënyrë që po mbylli gojën, do pësojë këtë dhe atë.

Garantoj se gjëja më e vogël po ndodhi në këtë proces, do përgjigjet personalisht Edi Rama, qoftë ndaj Velisë, qoftë ndaj Velicës, ndaj prokurorëve, ndaj gjykatësve.

Sepse ky tërbim, kjo frikë e tmrrshme, ky shkallmim që ka kapur Edi Ramën është shumë e rrezikshme për momentin për vendin.

Ky i papërgjegjshëm është i gatshëm të ndërmarrë çdo akt pasi vetë ka marrë fund përfundimisht.

Le t’i fshijë 100 herë fotot e Aleksis Soros, Juri Kim apo Antoni Blinken nga mediat e tij se tregon se vetëm se është një sfaçato, se ato i ka në zemër dhe është i damkosur në mënyrë përfundimtare si kukull e Sorosit.

Dhe mendoni ju se do paguajnë shqiptarët, do paguajnë për kukullën e Sorosit?

Zonjë, ligji për ndalimin e çdo veprimtarie të Xhorxh Sorosit në Shqipëri dhe fonacionit të tij, e ndalimit të të gjitha organizatave sorosiane që të kenë çfarëdolloj bashkëpunimi me institucionet shtetërore, është një emergjencë.

Duhet të sillet këtu dhe të votohet,” tha Berisha.

Ditën e djeshme pas 6 orësh seancë dhe 2 orë e 30 minuta në dhomë këshillimi, gjyqtari Erion Bani la në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për kryebashkiakun Erion Veliaj.

Në seancën maratonë, e vetmja masë e cila u ndryshua nga vendimi i marrë në mungesë, ishte ajo ndaj Ajola Xoxës.Për bashkëshorten e kryebashkiakut trupa gjyqësore vendosi lënien në “detyrim paraqitje”, nga “arrest në shtëpi” të caktuar më herët nga gjyqtari i çështjes Erjon Bani.

Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, doli nga pjesa e pasme e Gjykatës së Posaçme, aty ku nën ovacionet e mbështetësve të tij, u transportua për në paraburgimin e Durrësit.

Publikuar nga Publik Media