Deklarata e fortë e Bushatit: Ambasadorët na kanë gënjyer rëndshëm
Analisti Andi Bushati, lëshoi deklarata të fortë ndaj ambasadorëve në vendin tonë dhe veçanërisht ndaj atyre amerikanë. Duke folur për emisionin “Të Paekspozuarit”, Bushati tha se këta ambasadorë e kanë gënjyer popullin shqiptarë.
Bushati: A mund t’i besoj unë një ambasadori amerikan (Aleksandër Arvizu) që pas 21 janarit ku u vranë 4 veta, i tha kryeministrit je burrë shteti. A mund t’i besoj unë ambasadorit Lu, që flet për kanabisin duke thënë që Rama ka bërë një hap kundër drogës. Kjo është gënjeshtër e madhe. Rama ka thënë nuk ka kanabis në këtë vend, sepse po të kishte kanabis do kishte folur ambasadori amerikan dhe ajo e BE.
Bushati u kthye edhe në retrospektivë, ku kujtoi disa nga ambasadorët që kanë lënë shije jo të mirë në vendin tonë.
Bushati: Mund të kujtojmë edhe ambasadorët e OSBE-së, Wolfarth që hante qofte dhe pinte birra. Apo Dan Evers që gati mori automatikun për të dal kundër Berishës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



