Deklarata e fortë e deputeti:Mafia ka dashur të vrasë një prokuror, që hetonte kanabisin
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu, i ftuar në emisionin “360 Gradë” në “Ora News” ka bërë mbrëmë një deklaratë të fortë kur është trajtuar çështja e kanabisimit të vendit.
Spahiu gjatë debatit me deputetin e Partisë Socialiste, Ilir Beqaj ka zbuluar një fakt tronditës, duke deklaruar se prokurorin e Matit për pak e kanë vrarë kur ka ndërhyrë për çështjen e kanabisit.
Më tej Spahiu tha se në qarkun e Dibrës nuk ka pasur në vitet e më hershme kultivim të kanabisit, por në kohën e qeverisjes së Edi Ramës kjo gjë është përhapur ndjeshëm.
Nga ana tjetër deputeti i PS-së tha se kjo nuk është e vërtetë, por Spahiu vazhdoi duke përmendur edhe emrat e disa fshatrave ku sipas tij u shtua kultivimi i kanabisit.
“Ore ty të shkoi prokurori i Matit dhe desh e vranë të shkretin, i thanë edhe kolegët e vet nuk është puna jote, është policia që merret. Iu tha ambasadorit që në Dibër në gjithë këto të mira që na ke sjellë në 1998 rasti i vetëm që është kapur është me 3 bimë dhe sot deri para 6 muajsh kishim mbjellje masive.
Po i marr emrat e të gjithë fshatrave Erebar, Muhur, Luzni të gjitha zonat ku ka male dhe u nda në parcela dhe pse u nda, për 2016 dhe 25. Kjo ishte marrëveshja”, tha Spahiu.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



