Deklarata e fortë e gazetarit: Një gjyqtar i Kushtetueses firmosi vendimin në kafe
Zvarritja e vendimit për Ballukun
Gazetari Almer Toska ka ngritur akuza të rënda ndaj Gjykatës Kushtetuese duke folur për presione politike, vendimmarrje të dyshimtë dhe ndikim të drejtpërdrejtë mbi anëtarë të këtij institucioni.
Sipas Toskës, Gjykata Kushtetuese, e konsideruar tradicionalisht si maja e sistemit të drejtësisë, është shndërruar në një institucion të brishtë dhe të politizuar. Ai deklaroi se aktualisht brenda GJK ekziston një situatë tensioni të fortë, ku disa anëtarë veprojnë me miratim, ndërsa të tjerë nën presion të hapur politik.
Gazetari vuri në dukje përbërjen e gjykatës, duke theksuar se vetëm një pjesë e anëtarëve janë gjyqtarë karriere, ndërsa të tjerët, sipas tij, nuk përmbushin standardet profesionale që kërkon ky institucion. Toska shtoi se presionet politike kanë krijuar një klimë frike dhe pasigurie, duke e kthyer Gjykatën Kushtetuese në një “vatër të nxehtë” vendimmarrjeje.
Një nga akuzat më të rënda lidhet me pretendimin se një anëtar i Gjykatës Kushtetuese ka firmosur një vendim jashtë ambienteve zyrtare, konkretisht në një lokal, përpara personave ndaj të cilëve, sipas tij, jepte llogari. Kjo situatë, e cilësuar si tepër e rëndë, sipas Toskës tregon nivelin e ndikimit politik mbi procesin gjyqësor.
Ai përmendi gjithashtu presionin që, sipas tij, vjen nga ajo që e quajti “grupi i Ballukut”, duke theksuar se çështja ka ndarje të thellë brenda gjykatës, me raport votash të barabartë mes palëve kundërshtare. Kjo situatë, sipas tij, ka çuar në bllokim të vendimmarrjes dhe mbajtje në fuqi të pezullimeve ekzistuese.
Toska deklaroi në emisionin “Studio24” se zhvillimet në Gjykatën Kushtetuese janë nën vëzhgim të rreptë nga SPAK dhe përfaqësues diplomatikë, për shkak të dyshimeve për ndikim politik dhe rrezikut që vendimet e padrejta të cenojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara. Ai paralajmëroi se nëse në të ardhmen do të ketë arrestime të gjyqtarëve, ato mund të vijnë pikërisht nga radhët e Gjykatës Kushtetuese.
Në përfundim, gazetari theksoi se presioni mbi anëtarët e GJK është në nivele të larta dhe se vendimmarrja e tyre do të tregojë nëse do të prevalojë interesi publik dhe ai ndërkombëtar, apo interesat politike të brendshme.
Toska: Juristët që janë në panel bëjnë interpretim juridik. Unë them që GJK është kthyer në një ferr të vërtetë. Një pjesë me miratimin e tyre dhe një pjesë të detyruar. GJK sot, që shihet si panteoni i drejtësisë, është kthyer në institucionin më të dobët juridik. Juristët e shpjegojnë shumë mirë përbërjen e GJK. Duhet të kishte njerëzit më ekselentë. GJK janë 3 gjyqtarë karriere, Ilir Toska, Xhaferrllari, Asim Vokshi. Pjesa tjetër janë noterë që nuk kanë lidhje aty. Aktualisht po vlon aty diçka. Një kazan i nxehtë ku sekush do të shmangë përvëlimin, nga presionet politike. Di të them një situatë që një pjesë po luan me zjarrin e të shpallurit njerëz anti amerikan.
Investimi VanHorn në këtë çështje është aq i lartë, por presioni nga qeveria blerja është aq e lartë. Sjell përplasje. Ka një anëtar që është relator Sandër Beci. Ku d të shkojë vendimi i këtij njeriut. Duhet të kuptosh ku shkon ai. I vendosur aty nga PS, person që ka qenë pedagog i përfolu që jepte provimi me 300 euro. S’mund të jetë aty në GJK. Kemi të bëjmë me një vëzhgim absolut nga SPAK dhe ambasada për të gjithë anëtarët e GJK në të gjithë lëvizjen. Dyshimet e forta presionet e qeverisë kanë detyruar këto vëzhgime. Nëse do të ketë gjyqtarë të arrestuar në të ardhmen do jenë nga GJK. Duke mos qenë jo profesionist mund të japin vendimet të padrejta që rëndojnë marrëdhëniet me SHBA.
Nëse do ketë gjyqtarë të arrestuar do ketë nga GJK. Përflitet, që një anëtar i GJK ka firmosur vendimin në kafe dhe jo në zyrë. Kur është mbledhur kolegji për shqyrtim, e ka vendosur firmën jashtë zyrës. Përflitet. Kaq e rëndë situata. Janë vënë përballë tytës, mund të jetë dhe një thes me para që firmos këtu. Politika, grupi i Ballukut. Nuk janë profesionistë të fushës. Askush nuk do të dalë në këtë vend mbi interesin amerikan. Shtyje pafund. Si kuptohet kjo çështje? Është 4 me 4. Në 8 anëtarë raporti 4 pro Ballukut, 4 kundër. Me këtë vendim ngel në fuqi pezullimi.
Nuk mendoj se SPAK ka ndenjur duarkryq. Edhe amerikanët. Për të kuptuar se ku do shkojë vota nesër. Prandaj kemi një deklaratë nga GJK largoni presionin nga ne. Nuk mund të hedhin poshtë interesin amerikan. Presioni mbi ta është i madh. Do vendosin për të mirën e Shqipërisë, apo për të mirën e Ballukut. Ramës i intereson vendimi pro zonjës Balluku. Po hetohet për abuzime 5 mld euro. Personi më i korruptueshëm. Ka një trekëndësh Agasi, Agaçi, Balluku. Këta të tre po mbajnë në presion Ballukun.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



