E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deklarata  e fortë e Kabos: Do kemi goditje të ministrave dhe ish kryeministrave shumë shpejt
Publik News

Deklarata e fortë e Kabos: Do kemi goditje të ministrave dhe ish kryeministrave shumë shpejt

Profesori Përparim Kabo ka folur për situatën politike dhe vendimet e SHBA-së kundër korrupsionit ku u shpreh se shumë shpejt do të dëgjohen goditje të ministrave, ish kryeministrave apo drejtues të lartë të institucioneve të rëndësishme në Shqipëri.

I ftuar në Top Talk shtoi se ish kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur një rrugë që i ndihmon të gjithë.

Sipas tij, Berisha vendosi ta zgjidhë në Francë çështjen e shpalljes non grata sepse është shpifur dhe denigruar personaliteti i tij.

“Shumë shpejt do të dëgjojnë goditje dhe nga ana tjetër, edhe ministra, edhe ish ministra, ish kryeministra, ish drejtues të lartë të institucioneve më të rëndësishme në Republikën e Shqipërisë.

Kjo nuk është çështje individuale siç kërkojnë ta etiketojnë disa si një sulm i pabesë i sajuar nga Tirana dhe i manipuluar nga lobe të caktuara në SHBA për të degraduar ish presidentin dhe ish kryeministrin e Republikës së Shqipërisë.

Vetë Berisha ka ndjekur një rrugë që i ndihmon të gjitha palët. Ai vendosi ta zgjidhë në Francë sepse sipas tij është shpifur dhe denigruar personaliteti i tij. Në fakt, vendimi është institucional dhe i shpallur nga drejtuesi më i lartë i DASH. Motivimi përbën në vetvete shprehjen e vlerësimeve dhe akuzave për gabime dhe krime të rënda që zgjidhen në Gjykatë Penale në Republikën e Shqipërisë”, u shpreh Kabo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.