Deklarata e fortë e kreut të SPAK: Krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori!
Kreu i SPAK Altin Dumani ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori.
Ai shprehet i shqetësuar për kërcënimet nga krimi dhe jo nga politika.
Dumani thekson se detyra e SPAK është të hetojë dhe nuk tërhiqet nga asnjë kërcënim. Kreu i SPAK tha gjithashtu se prokurorët janë imunë dhe të përgatitur për të përballuar situata të tilla.
“Krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori. Më shqetëson kërcënimi nga krimi i organizuar, jo kërcënimi nga politika. Ne kemi bërë llogari edhe që mos kthehemi, sepse kjo është detyra jonë të hetojmë. Prokurorët janë imunë, janë të gjithë të përgatitur që ti përballojnë këto situata, por në fund të fundit e kemi zgjedhur vetë këtë detyrë”, tha ai.
Ky nuk është rasti i parë që prokurorë dhe gjyqtarë të SPAK janë kërcënuar, përfshirë edhe kreun Altin Dumani.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



