E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deklarata e fortë e Ramës: Nuk është film dhe as dokumentar! Ka njerëz që vriten dhe bombardohen, duhet të reflektojmë Mar
Lajme

Deklarata e fortë e Ramës: Nuk është film dhe as dokumentar! Ka njerëz që vriten dhe bombardohen, duhet të reflektojmë Mar

Kryeministri Edi Rama është i bindur se tashmë lufta është rikthyer në formën e saj më të egër. Sipas kreut të qeverisë shqiptare, ajo që kurrë nuk ishte menduar tashmë ka ndodhur dhe ajo që po shohim çdo ditë nuk është film dhe as dokumentar.

Në një intervistë për Opinion, Rama teksa foli per luften ne Ukraine u shpreh se kjo gjeneratë që sot udhëheq Evropën nuk e kishte njohur një situatë të tillë.

Teksa shohim ukrainasit, tha Rama, të cilët thonë se e vetmja gjë që i ka ngelur për të humbur është liria, të gjithë duhet të reflektojnë.

“Ajo që kurrë nuk e mendonim dhe kurrë nuk e mendonte askush ka ndodhur. Lufta është rikthyer në formën më të egër dhe në atë formë që kjo gjeneratë që sot udhëheq Evropën nuk e kishte njohur.

Nuk është një film dokumentar as një film artistik, ka njerëz që vriten dhe bombardohen, ka njerëz që ndahen nga familjet e tyre sepse burrat dhe djemtë qëndrojnë për të luftuar. Kjo duhet ta na bëjë të reflektojmë për një moment, se ata njerëz që qëndrojnë për të luftuar dhe thonë që e vetmja gje që kemi për të humbur është liria na bën që të çmojmë lirinë dhe sigurisht të bëjmë çmos që të përmirësojmë cilësitë e gjerave që kemi, por kurrsesi mos ti përçmojmë dhe përbuzim, sa thua i kemi të garantuara njëherë e përgjithmonë”, u shpreh kryeministri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.